Marrëveshja me Fondacionin Ipko

Data e Publikimit 20.12.2017

ASSET dhe Fondacioni Ipko ndajnë përgjegjësinë në zhvillimin e aftësive të fuqisë punëtore te rinia kosovare të cilët mund të kontribuojnë pozitivisht në ekonominë e Kosovës. Fondacioni do të ndihmojë programin ASSET në ofrimin e informacionit dhe videove për portalin e udhëzimit në karrierë të MASHT-it, “Busulla”, organizimin dhe dizajnimin e garave në shkolla; dhe ndihmën në bashkëpunimin me shkollat dhe organizatat tjera lokale.